Baschieri & Pellagri
Hunting Shop Buck është importues direkt dhe distributor i autorizuar i Baschieri & Pellagri në Kosovë – shihni listën zyrtare në baschieri-pellagri.com (te „Worldwide“ zgjidhni „Kosovo“). Fishekët vijnë direkt nga prodhuesi italian, me origjinë të garantuar.
Baschieri & Pellagri prodhon fishekë për gjueti dhe qitje sportive që nga viti 1885 dhe njihet për gëzhojën e patentuar Gordon që zbut zmbrapsjen. Te ne gjeni fishekë saqmorë me saçme të imëta për shpendë, me palletoni dhe me plumb të vetëm (slug) për derr të egër – seri si Zerati, Nike, MB Long Range, Super Magnum, Baby Magnum, Valle Steel dhe Big Game.
Stafi ynë ju këshillon për fishekun e duhur sipas gjahut, armës dhe distancës. Municioni shitet vetëm në dyqanin tonë në Vushtrri, sipas ligjit në fuqi – shihni udhëzuesin për lejen e armës.










