Kapëse për optika
Hunting Shop Buck është importues direkt dhe shitës i autorizuar i Vector Optics. Kapëset dhe bazat Vector Optics i sjellim direkt nga prodhuesi – produkte 100% origjinale.
Kapësja e duhur e mban optikën të fortë dhe të zeruar edhe pas shumë të shtënave. Ofrojmë unaza për tuba 25.4 mm (1″), 30 mm dhe 34 mm, në lartësi të ndryshme, si dhe baza një-pjesëshe për shina Picatinny, Weaver dhe Dovetail.
Për të zgjedhur kapësen, kontrolloni diametrin e tubit të optikës dhe llojin e shinës në armë – ose na pyesni dhe ju ndihmojmë.












