Partneri juaj ideal për gjueti dhe aventurë
Që nga viti 2019, Hunting Shop Buck në Vushtrri është dyqani i specializuar për gjuetarë, qitës sportivë dhe adhurues të natyrës. Në një vend të vetëm ofrojmë armë nga prodhuesit më të njohur botërorë, municion, pajisje optike, veshje, aksesorë dhe pajisje për çdo lloj gjuetie – nga gjuetia e derrit të egër, te gjuetia e shpendëve me qen.
Jemi distributor i autorizuar i Benelli (në benelli.it kërkoni „Vushtrri“) në Kosovë – përfshirë Franchi, që prodhohet nga Benelli – dhe punojmë me mbi 40 marka ndërkombëtare. Ekipi ynë me përvojë ju këshillon në zgjedhjen e produktit që i përshtatet më së miri nevojave tuaja dhe ju udhëzon falas në procedurën e pajisjes me leje për armë – shikoni udhëzuesin tonë për lejen e armës.
Partnerët
Cilësi e garantuar
Mbështetje 24/7
Na shkruani në WhatsApp ose në rrjetet sociale – përgjigjemi edhe jashtë orarit të punës dhe të dielën.
Në dyqanin tonë do të gjeni një gamë të gjerë produktesh, duke përfshirë:
- Armë gjuetie, sportive dhe për mbrojtje personale: pistoleta, revolverë, pushkë me vjaska, saqmore gjysmë-automatike dhe me dy tyta nga Benelli, Beretta, Franchi, Glock, Sig Sauer, CZ, Browning, Smith & Wesson e shumë të tjera.
- Municion: fishekë për saqmore, municion për pistoleta dhe pushkë, si dhe saçma për armë ajrore – nga Baschieri & Pellagri, Federal, Norma etj.
- Pajisje optike: teleskopë, red dot dhe magnifikues, dylbi, monokularë, pajisje për shikim natën dhe matës distance nga Vector Optics, ATN, Burris e të tjerë.
- Montime dhe aksesorë për armë: kapëse dhe shina për optikë, bipod e tripod, karikatorë (Magpul, ProMag), doreza druri, drita taktike, lazerë kalibrimi dhe pjesë rezervë.
- Mbajtëse, çanta dhe rripa: holster për pistoleta, çanta për armë të gjata dhe pistoleta, rripa, xhordanë dhe pajisje taktike.
- Veshje dhe këpucë për gjueti: xhaketa, pantallona, jelekë, çizme, kapele dhe doreza – të papërshkueshme nga uji, me izolim termik dhe rehati maksimale në terren.
- Pajisje për qentë e gjuetisë: aksesorë dhe antena për GPS Garmin, beeper, zile dhe pajisje stërvitore.
- Joshje dhe emitues: emituese zërash për derr, dhelpër, rosë, shkurtëz e të tjera, rosa joshëse, parfume dhe pasta për joshjen e derrave të egër.
- Pastrim dhe mirëmbajtje: produkte Ballistol, vajra, sete pastrimi për çdo kalibër dhe kujdes për drurin e armës.
- Pajisje për terren: elektrikë Acebeam, thika gjuetie, karrige paluese, thasë gjumi termalë dhe shumë të tjera.
