Nuk ka Stok

Glock 17 Gen 5

Pistoletë gjysmë-automatike Glock 17 Gen 5 në kalibrin 9x19mm, me tytë Glock Marksman, dorezë pa gropëzat e gishtave, ndalues ambidekstër dhe kapacitet 17+1 fishekë. Kategoria B1.

🏬 Shitet vetëm në pikën shitëse – Vushtrri, tek Parku i Qytetit

Sipas Ligjit Nr. 05/L-022 për Armë (neni 45.6), shitblerja përmes internetit është e ndaluar. Blerja bëhet vetëm në dyqan, nga persona mbi 21 vjeç me pëlqim ose leje valide sipas llojit të produktit. Nuk e keni ende? Ju ndihmojmë me procedurën.

  • Transporti në Kosovë 2€
  • Shqipëri dhe Maqedoni 5€
Pagesa me para në dorë

Përshkrim

Përshkrim

Glock 17 Gen 5 është pistoleta gjysmë-automatike full-size e kalibrit 9x19mm dhe një nga armët më të besueshme në botë. E përdorur nga forcat e policisë dhe ushtria në shumë vende, ajo është zgjedhje e sigurt për qitje sportive, stërvitje në poligon dhe mbrojtje personale.

Karakteristikat kryesore të Glock 17 Gen 5

  • Tytë Glock Marksman Barrel (GMB) me fileto të përmirësuara për saktësi më të lartë.
  • Dorezë pa gropëzat e gishtave dhe me pjesë të pasme të ndërrueshme për përshtatje me çdo dorë.
  • Ndalues i rrëshqitëses ambidekstër – i përshtatshëm për qitës djathtakë dhe mëngjarashë.
  • Përfundim nDLC rezistent ndaj gërryerjes dhe korrozionit.
  • Grykë e zgjeruar e karikatorit për ndërrim më të shpejtë të karikatorit.

Specifikimet

  • Kalibri: 9x19mm
  • Veprimi: Gjysmë-automatik (Safe Action®)
  • Gjatësia e tytës: 4.49″ (114 mm)
  • Kapaciteti: 17+1 fishekë
  • Kategoria: B1

Pse Glock 17 Gen 5?

Thjeshtësia, qëndrueshmëria dhe mirëmbajtja e lehtë e kanë bërë Glock 17 standardin me të cilin maten pistoletat e tjera. Gjenerata e 5-të sjell ergonomi dhe saktësi më të mirë, duke ruajtur besueshmërinë legjendare të Glock.

Shënim: Blerja e armëve të kategorisë B1 kërkon leje të vlefshme sipas ligjit në fuqi. Hapat e procedurës i gjeni te udhëzuesi ynë për lejen e armës. Për pyetje të tjera, na kontaktoni.