Ballistol
Hunting Shop Buck është shitës i certifikuar BALLISTOL në Kosovë (Nr. 21336) – i regjistruar dhe i autorizuar nga BALLISTOL GmbH (Gjermani) për ofrimin dhe shitjen e gamës së plotë të produkteve BALLISTOL. Produktet i importojmë direkt nga prodhuesi, prandaj çdo produkt është origjinal, me garanci dhe cilësi të garantuar.
BALLISTOL prodhon që nga viti 1904 në Gjermani vajin legjendar universal Ballistol Universal Oil, si dhe një gamë të plotë produktesh për kujdesin e armës: vajra dhe sprej për pastrim e lubrifikim (Gunex, Guncer, Robla Solo-Mil), yndyrë për armë, pastrues për pjesët e armës, vajra Balsin për qytat e drurit, sete për nxirjen e metalit dhe aluminit, si dhe gojëz liri për pastrimin e tytës.
Na vizitoni në dyqanin tonë në Vushtrri ose na pyesni cili produkt BALLISTOL i përshtatet armës suaj. Për pastrim të thellë dhe riparim, shihni edhe servisin tonë të armëve.












