Benelli Super Black Eagle 3 Optifade Timber
3600 €
Benelli Super Black Eagle 3 Optifade Timber – gjysmë-automatike 12GA me Inertia Driven, Comfortech 3 dhe dhomë 3.5″.
🏬 Shitet vetëm në pikën shitëse – Vushtrri, tek Parku i Qytetit
Sipas Ligjit Nr. 05/L-022 për Armë (neni 45.6), shitblerja përmes internetit është e ndaluar. Blerja bëhet vetëm në dyqan, nga persona mbi 21 vjeç me pëlqim ose leje valide sipas llojit të produktit. Nuk e keni ende? Ju ndihmojmë me procedurën.
- Transporti në Kosovë 2€
- Shqipëri dhe Maqedoni 5€
Pagesa me para në dorë
Përshkrim
Përshkrim
Benelli Super Black Eagle 3 Optifade Timber është gjysmë-automatikja saqmore flagship e Benelli për gjueti të shpendëve të ujit dhe gjueti të rëndë, në kalibrin 12GA me kamuflim Optifade Timber.
Karakteristikat kryesore të Benelli Super Black Eagle 3 Optifade Timber
- Sistemi Inertia Driven® i Benelli – mekanizëm i thjeshtë, i pastër dhe jashtëzakonisht i besueshëm, që funksionon pa gaz dhe kërkon pak mirëmbajtje.
- Kondak Comfortech® 3 – zvogëlon zmbrapsjen dhe ngritjen e tytës.
- Dhomë 3.5″ (89 mm) – pranon fishekë standard dhe magnum.
- Kamuflim Optifade Timber për fshehje maksimale në pyll dhe moçal.
- Trajtimi BE.S.T.™ (Benelli Surface Treatment) – mbrojtje e lartë ndaj korrozionit, ndryshkut dhe gërvishtjeve, me garanci deri në 25 vite.
Specifikimet
- Prodhuesi: Benelli (Itali)
- Kalibri: 12GA
- Kapaciteti: 2+1
- Kategoria: B5 pa vjaska
Super Black Eagle 3 është standardi me të cilin maten armët saqmore gjysmë-automatike në botë.
Hunting Shop Buck është distributor i autorizuar i Benelli në Kosovë – shihni listën zyrtare në benelli.it (kërkoni „Vushtrri“). Çdo armë Benelli që blini te ne vjen me garancinë zyrtare të prodhuesit, servis të autorizuar dhe qasje në pjesë e aksesorë origjinalë.
Shikoni të gjithë gamën e armëve të gjata saqmore në Hunting Shop Buck.
Shënim: Blerja e armëve të kategorisë B5 kërkon leje të vlefshme sipas ligjit në fuqi. Hapat e procedurës i gjeni te udhëzuesi ynë për lejen e armës. Për pyetje të tjera, na kontaktoni ose na vizitoni në dyqan.
















