Në Stok

Benelli Lupo HPR BE.S.T

4000 €

Benelli Lupo HPR BE.S.T. – pushkë precize me shul në .308 Win / .300 Win Mag, tytë e rëndë e filetuar dhe kondak i rregullueshëm.

Kategori: Brands:
  • Transporti në Kosovë 2€
  • Shqipëri dhe Maqedoni 5€
Pagesa me para në dorë

Përshkrim

Përshkrim

Benelli Lupo HPR BE.S.T. (High Precision Rifle) është versioni i Lupo për qitje precize në distanca të gjata, i disponueshëm në kalibrat .308 Win dhe .300 Win Mag.

Karakteristikat kryesore të Benelli Lupo HPR BE.S.T

  • Tytë e rëndë dhe e filetuar për stabilitet termik dhe montim të frenave të grykës ose silenciatorit.
  • Kondak i rregullueshëm në gjatësi dhe lartësi të faqes për pozicion të përsosur pas optikës.
  • Sistemi Progressive Comfort në kondak – thith zmbrapsjen në mënyrë progresive për qitje më të rehatshme.
  • Tytë e lirë (free-floating) dhe kontakt i rregullueshëm për saktësi të lartë – Benelli garanton grupime nën 1 MOA.
  • Trajtimi BE.S.T.™ (Benelli Surface Treatment) – mbrojtje e lartë ndaj korrozionit, ndryshkut dhe gërvishtjeve, me garanci deri në 25 vite.

Specifikimet

  • Prodhuesi: Benelli (Itali)
  • Kalibri: .300 Win Mag / .308 Win
  • Kapaciteti: 4+1
  • Kategoria: C1 me vjaska
  • Garancioni: 10/25 vite

Lupo HPR është zgjedhja e Benelli për gjahtarët dhe qitësit sportivë që synojnë goditje të sakta në distanca të gjata.

Hunting Shop Buck është distributor i autorizuar i Benelli në Kosovë – shihni listën zyrtare në benelli.it (kërkoni „Vushtrri“). Çdo armë Benelli që blini te ne vjen me garancinë zyrtare të prodhuesit, servis të autorizuar dhe qasje në pjesë e aksesorë origjinalë.

Shikoni të gjithë gamën e armëve të gjata vijaskore në Hunting Shop Buck.

Shënim: Blerja e armëve të kategorisë C1 kërkon leje të vlefshme sipas ligjit në fuqi. Hapat e procedurës i gjeni te udhëzuesi ynë për lejen e armës. Për pyetje të tjera, na kontaktoni ose na vizitoni në dyqan.

Përshtypje (0)

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Benelli Lupo HPR BE.S.T”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *