CategoriesArmë

Si ta pastroni dhe mirëmbani armën pas gjuetisë

Përditësuar më: 20 nëntor 2026 · Nga ekipi i Hunting Shop BUCK, Vushtrri

Shkurt: Pas çdo dite gjuetie: shkarkojeni armën, thajeni nga uji dhe lagështia, pastroni tytën me litar ose shkop pastrimi dhe pastrues, fshini mekanizmin dhe lyejini pjesët metalike me një shtresë shumë të hollë vaji. Pas gjuetisë në shi ose borë kjo nuk shtyhet për nesër – ndryshku fillon brenda disa orëve.

Çka ju duhet

Gjithçka në një vend: Ballistol Set ose shikoni të gjitha pastruesit, ngjyrat dhe vajrat.

Pastrimi hap pas hapi

  1. Siguria e para: shkarkojeni armën dhe kontrolloni dy herë dhomën dhe karikatorin. Municionin vendoseni në një dhomë tjetër.
  2. Thajeni: fshijeni gjithë armën me leckë të thatë. Nëse është lagur shumë, lëreni të thahet në temperaturë dhome – jo pranë sobës ose kaloriferit, sepse druri mund të çahet.
  3. Çmontoni aq sa lejon prodhuesi – zakonisht tytën dhe parakondakun te saqmoret, bulonin te pushkët me shul. Mos çmontoni më shumë se sa jepet në manualin e armës.
  4. Tyta: lagni një copë pëlhure ose furçën me pastrues dhe kalojeni nëpër tytë nga dhoma drejt grykës. Përsëriteni me pëlhura të pastra derisa të dalin pa ngjyrë të zezë. Mos harroni chokes të ndërrueshme – hiqini, pastrojini dhe lyejini fijet lehtë me vaj.
  5. Mekanizmi: fshini mbetjet e barutit nga bulonin dhe trupi i armës. Te saqmoret me gaz, pastroni edhe pistonin dhe vrimat e gazit sipas manualit.
  6. Vaji: një shtresë shumë e hollë në pjesët metalike, brenda dhe jashtë. Vaji i tepërt mbledh pluhur dhe në të ftohtë mund ta ngadalësojë mekanizmin.
  7. Kondaku prej druri: fshijeni dhe, herë pas here, trajtojeni me produkt për dru armësh.
  8. Para gjuetisë tjetër: kaloni një pëlhurë të thatë nëpër tytë për të hequr vajin e tepërt.

Sa shpesh?

KurÇka bëni
Pas çdo gjuetieTharje, pastrim i tytës, fshirje e mekanizmit, vaj i hollë
Pas shiut, borës ose baltësPastrim i plotë po atë ditë
Pas qitjes në poligon (shumë fishekë)Pastrim i plotë, përfshirë sistemin e gazit
Para dhe pas sezonitKontroll i plotë; për ruajtje të gjatë, vaj pak më i trashë

Benelli me sistemin Inertia (p.sh. M2) mbetet më e pastër dhe kërkon më pak punë se armët me gaz – krahasimin e gjeni te Benelli M2 apo Beretta A400?

Ruajtja e armës

  • Ruajeni në vend të thatë, të mbyllur dhe të paarritshëm për fëmijët e persona të paautorizuar, me municionin veçmas – siç e kërkon edhe ligji.
  • Mos e lini për muaj në çantë – çanta mban lagështinë.
  • Për bartje përdorni çantë të përshtatshme për armë, me armën të shkarkuar.

Pyetje të shpeshta

Sa shpesh duhet pastruar arma e gjuetisë?

Pas çdo dite gjuetie bëni të paktën tharjen, pastrimin e tytës dhe një shtresë të hollë vaji. Pas shiut, borës ose qitjes me shumë fishekë, bëni pastrim të plotë po atë ditë.

Sa vaj duhet vënë?

Shumë pak – vetëm një shtresë e hollë që mbron metalin. Vaji i tepërt mbledh pluhur dhe në të ftohtë e ngadalëson mekanizmin.

A mund ta thaj armën pranë sobës?

Jo. Nxehtësia e drejtpërdrejtë mund ta çajë kondakun prej druri. Fshijeni me leckë të thatë dhe lëreni të thahet në temperaturë dhome.

Na pyesni në dyqan për setin e duhur për armën tuaj – ose na shkruani në WhatsApp.