Në Stok

Benelli Raffaello Lord

4600 €

Benelli Raffaello Lord – gjysmë-automatike luksoze 12GA me gravura, Inertia Driven dhe kapacitet 2+1.

🏬 Shitet vetëm në pikën shitëse – Vushtrri, tek Parku i Qytetit

Sipas Ligjit Nr. 05/L-022 për Armë (neni 45.6), shitblerja përmes internetit është e ndaluar. Blerja bëhet vetëm në dyqan, nga persona mbi 21 vjeç me pëlqim ose leje valide sipas llojit të produktit. Nuk e keni ende? Ju ndihmojmë me procedurën.

Kategori: Brands:
  • Transporti në Kosovë 2€
  • Shqipëri dhe Maqedoni 5€
Pagesa me para në dorë

Përshkrim

Përshkrim

Benelli Raffaello Lord është arma saqmore gjysmë-automatike luksoze e linjës Raffaello, në kalibrin 12GA, me gravura dhe dru të zgjedhur.

Karakteristikat kryesore të Benelli Raffaello Lord

  • Sistemi Inertia Driven® i Benelli – mekanizëm i thjeshtë, i pastër dhe jashtëzakonisht i besueshëm, që funksionon pa gaz dhe kërkon pak mirëmbajtje.
  • Detaje luksoze Lord – gravura në trup dhe dru i cilësisë së lartë.
  • Sistemi Progressive Comfort në kondak – thith zmbrapsjen në mënyrë progresive për qitje më të rehatshme.
  • Peshë e balancuar për qitje instinktive.

Specifikimet

  • Prodhuesi: Benelli (Itali)
  • Kalibri: 12GA
  • Kapaciteti: 2+1
  • Kategoria: B5 pa vjaska
  • Garancioni: 10/25 vite

Raffaello Lord është arma për gjahtarin që kërkon elegancë dhe performancë në të njëjtën kohë.

Hunting Shop Buck është distributor i autorizuar i Benelli në Kosovë – shihni listën zyrtare në benelli.it (kërkoni „Vushtrri“). Çdo armë Benelli që blini te ne vjen me garancinë zyrtare të prodhuesit, servis të autorizuar dhe qasje në pjesë e aksesorë origjinalë.

Shikoni të gjithë gamën e armëve të gjata saqmore në Hunting Shop Buck.

Shënim: Blerja e armëve të kategorisë B5 kërkon leje të vlefshme sipas ligjit në fuqi. Hapat e procedurës i gjeni te udhëzuesi ynë për lejen e armës. Për pyetje të tjera, na kontaktoni ose na vizitoni në dyqan.

Përshtypje (0)

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Benelli Raffaello Lord”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *