Optika
Hunting Shop Buck është importues direkt dhe shitës i autorizuar i Vector Optics. Optikat Vector Optics dhe Victoptics (nënmarka e Vector Optics) i sjellim direkt nga prodhuesi – produkte 100% origjinale.
Një optikë e mirë rrit saktësinë dhe ju jep më shumë siguri në çdo të shtënë. Ofrojmë optika me zmadhime të ndryshme – nga modele 1-6x dhe 1-10x për distanca të shkurtra e të mesme, deri te optika 6-24x dhe 5-30x për qitje në distanca të gjata – me seri si Continental, Tauron, Sentinel dhe Forester.
Zgjidhni optikën sipas llojit të armës dhe distancës së gjuetisë, dhe mos harroni kapëset e përshtatshme për montim. Ekipi ynë ju ndihmon të zgjidhni optikën e duhur.












